Aktualitet

SPAK godet grupin e Inez Hajrullës/ Zbardhen 4 raste të trafiku ndërkombëtar, 1.9 ton drogë nga Ekuadori drejt BE

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.

7 Mars 2026, 17:52 Nga E.d
SPAK godet grupin e Inez Hajrullës/ Zbardhen 4 raste të trafiku
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK ka zbardhur 4 raste të trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grupi të Inez Hajrullës i njohur ndryshe si i forti i Vlorës. Anëtarët e këtij grupi kriminal vepronin pothuajse në të gjithë Europën, përfshirë këtu Holandën, Greqinë, Turqinë dhe Italinë. SPAK akuzon grupin e Hajrullës për trafikun e 1.9 ton lëndë narkotike, e cila kishte se destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga Flodian Plaku në bashkëpunim me biznesmenin Mendu Duka dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Sasia e lëndës narkotike kishte destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Rasti tjetër ka të bëjë me sekuestrimin e 14 kilogramëve kokainë. Ajo është sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda.

Rasti i tretë ka të bëjë më policin, Rezart Kuçi, i cili në bashkëpunim me Arben Memishajn ka porositur 400 kilogramë kokainë. Kokaina e trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020, është sekuestruar nga autoritetet gjermane.

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Njoftimi

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë.

Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian./Dosja.al

spak vlora droge

Sondazh

Poll