Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Përpalasen dy automjete dhe plagoset një person

Ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

7 Mars 2026, 16:25 Nga E.d
Aksident në Vlorë/ Përpalasen dy automjete dhe plagoset një
Foto ilustruse

VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Benz” është aksidentuar me një automjet tip “Renault”, i cili në ndodhej i parkuar. Si pasojë e kësaj ngjarje është lënduar një person.

Ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata po hetojnë më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Dosja.al

vlorë policia aksident

Sondazh

Poll