Politike

Rama i uron mësuesve festën e 7 Marsit/ Ndan PAMJE nga takimi me fëmijët nga Manastiri: Gjuha shqipe na bashkon përtej kufijve

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar edhe disa foto me fëmijët shqiptarë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, që kanë qenë të pranishëm në kryeministri.

7 Mars 2026, 08:17 Nga E. D

Rama i uron mësuesve festën e 7 Marsit/ Ndan PAMJE nga takimi me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka uruar mësuesve festën e 7 Marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar edhe disa foto me fëmijët shqiptarë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, që kanë qenë të pranishëm në kryeministri. Në postimin e tij, Kryeministri thekson se gjuha shqipe mbetet një nga lidhjet më të forta që bashkon shqiptarët, pavarësisht kufijve.

"MIRËMËNGJES dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë," shkruan Rama në Facebook./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll