Sport

Superiorja/ Java e 27-të dhe e fundit e fazes së tretë, spikat derbi Dinamo City-Partizani

Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën…

6 Mars 2026, 11:30 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 27-të dhe e fundit e fazes së tretë, spikat

TIRANE - Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën.

Java do të hapet të dielën, më 8 mars, me dy ndeshje që do të zhvillohen në orën 15:00: Bylis - Vora dhe Tirana - AF Elbasani, ndërsa në orën 18:00 do të luhet Flamurtari - Vllaznia. Të hënën, më 9 mars, në orën 18:00, do të luhen njëkohësisht Egnatia - Teuta dhe derbi Dinamo City - Partizani.

Në stadiumin “Adush Muça”, të dielën do të luhet një përballje direkte mes Bylisit dhe Vorës, dy skuadra që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në “Abissnet Superiore”.

Në ndeshjen tjetër, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me AF Elbasanin. Bardheblutë do të kërkojnë të reagojnë pas tri humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në javën e fundit ndaj Bylisit.

Dita e dielë do të mbyllet në stadiumin “Flamurtari”, ku në orën 18:00 do të luhet sfida Flamurtari - Vllaznia. Përballë do të jenë skuadra e vendit të fundit në renditje, Flamurtari, me kryesuesen e kampionatit, Vllazninë, që synojnë një tjetër fitore në “Abissnet Superiore”.

Dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të do të zhvillohen të hënën, në orën 19:00. Egnatia do të presë Teutën në stadiumin “Arena Egnatia”, në një përballje të fortë që pritet të sjellë spektakël.

Në stadiumin “Air Albania” do të luhet superdueli Dinamo City - Partizani. Dy skuadrat luftojnë për të siguruar një vend në “Final Four” dhe kanë nga 39 pikë secila në renditje. Një ndeshje, që premton emocione dhe spektakël, ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren.

Superiorja/ Java e 27-të dhe e fundit e fazes së tretë, spikat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll