Sport

Nainggolan tregon arsyen e vërtetë të prishjes midis Spallettit dhe Icardit…

“Nga ajo që njihja në dhomën e zhveshjes, ai ishte një djalë i shkëlqyer. Sigurisht, të gjithë në shtëpi kanë problemet e tyre, por me mua ai ishte gjithmonë i drejtë dhe korrekt."

6 Mars 2026, 08:30 Nga DOSJA

Nainggolan tregon arsyen e vërtetë të prishjes midis Spallettit

ITALI - Koha e tij te Interi sigurisht që nuk ishte më fatlumja e karrierës së tij, por Radja Nainggolan pati mundësinë të përjetonte nga afër një nga ngjarjet më të bujshme në historinë e Interit: përçarjen e plotë midis Mauro Icardit dhe Luciano Spallettit. 

Ninja, i intervistuar në podkastin "Te ne intendi di calcio", foli për episodin e ish-kapitenin e tij: "Icardi ishte një person shumë i rezervuar. Ai ishte kapiteni i Interit, por jashtë fushës nuk ishte shumë i pranishëm me të gjithë. 

Nga ajo që njihja për të në dhomën e zhveshjes, ai ishte një djalë i shkëlqyer. Sigurisht, të gjithë në shtëpi kanë problemet e tyre, por me mua ai ishte gjithmonë i drejtë dhe korrekt." 

Mesfushori belg zbulon disa detaje rreth episodit që çoi në përçarjen e plotë midis Spallettit dhe sulmuesit argjentinas: "Lautaro nuk luajti sepse Icardi ishte kapiten dhe një simbol i Interit; ai kishte shënuar shumë gola. 

Por pikërisht sepse ishte kapiten, Spalletti nuk e pranoi kur, sipas tij, ai bëri sikur kishte një dëmtim për të shmangur ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt. Pastaj, pak më vonë, aventura e Icardit te Interi mori fund. Mendoj se kjo ishte arsyeja pse Spalletti dhe Icardi nuk shkonin më mirë." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2026, 17:15

Paulo Dybala “thyhet” përsëri!

ITALI - Sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala, u detyrua të largohej nga seanca stërvitore e ekipit të tij të enj...