Sport

Inter Miami i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, Leo Messi takon presidentin Donald Trump…

Inter Miami udhëtoi për në Shtëpinë e Bardhë përpara ndeshjes së së shtunës kundër DC United për të festuar triumfin në Kupën MLS në dhjetor. Në këtë takim çuditërisht mungoi David Bekham

6 Mars 2026, 10:30 Nga DOSJA

Inter Miami i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, Leo Messi takon

SHBA - Ndërsa lojtarët e Inter Miamit u rreshtuan për ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar titullin e Kupës së MLS-së në dhjetor, skena fillimisht u duk e njohur. Ishte lloji i eventeve rutinë, që kanë bërë ekipe të panumërta kampionësh. Por aty mbaroi çdo ndjenjë normaliteti.

Më shumë se nëntë minuta pas fillimit të vizitës, fjalët "Inter Miami" u shqiptuan më në fund. Lojtari i Inter Miami, dhe ndoshta ylli më i madh i futbollit të gjeneratës së tij, u zbeh në sfond, ndërsa Trump nisi një fjalim të gjatë hapës të përqendruar te Irani dhe operacionin ushtarak SHBA-Izrael.

Lojtarët herë pas here qeshën dhe duartrokitën me audiencën, ndërsa presidenti Trump tha se SHBA-të po "shkatërronin plotësisht" Iranin, pastaj kaloi në komente për Kubën dhe në fund për Venezuelën gjatë një fjalimi tetëminutësh.

Ceremonia u ndërpre nga një përmendje surprizë e yllit të bejsbollit në pension, Alex Rodriguez, përpara se Jorge Mas të tërhiqte vëmendjen me një fjalim pasionant.

Më pas, Mas i dhuroi Trump një top futbolli rozë të zbukuruar, një orë dore me stemën e Inter Miami me edicion të kufizuar dhe një fanelë rozë të Inter Miami me numër 47.

Hyrja e Leo Messit dhe mungesa e Beckhamit

Një nga një, në radhë, lojtarët dhe anëtarët e stafit të Miamit hynë në dhomë: Luis Suarez, Rodrigo De Paul, Javier Mascherano dhe bashkëpronari Jorge Mas midis tyre.

Mungesa e Lionel Messit ishte e dukshme në fillim, por në fund, ndoshta për të krijuar pak dramë, fituesi i Kupës së Botës hyri në dhomë së bashku me Trump, i cili menjëherë doli në podium për të mbajtur fjalime ushtarake përpara se të zhvendoste vëmendjen e tij te skuadra.

Ndërsa Mas udhëhoqi një grup përfaqësuesish të klubit që ishin të pranishëm, një person mungonte dukshëm - bashkëpronari David Beckham, në thelb fytyra e Inter Miami, kur Leo Messi nuk e zë këtë rol.

Beckham postoi në Instagram-in e tij se ishte në Paris të enjten, pasi kohët e fundit mori pjesë në një shfaqje të djalit të tij Cruz, një këngëtar aspirant. Gruaja e tij, Victoria Beckham, do të prezantojë linjën e saj të veshjeve në Javën e Modës në Paris.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll