Sport

VIDEO/ Pamje të frikshme, kthehet në ring boksi një ndeshjë në futsalin spanjol!

Lojtarë nga Noia dhe Peñíscola u përfshinë në një përleshje brutale që rezultoi në disa imazhe të mjerueshme. Priten sanksione të ashpra për të përfshirët.

5 Mars 2026, 10:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Pamje të frikshme, kthehet në ring boksi një ndeshjë

SPANJE - Noia Portus Apostoli mposhti Servigroup Peñíscola me rezultatin 1-6 të martën në një ndeshje të shtyrë nga raundi i 18-të, duke e vendosur veten në garë të fortë për play-off-et e titullit të Divizionit të Parë në futsal.

Por pamjet e pasndeshjet ishin të frikshme. Fusha e ndeshjes, as më pak dhe as më shumë, u kthye në një arenë boksi të vërtetë. Pamjet nuk kane nevojë për komente, ato flasin vetë…

Ky takim ishte shtyrë javë më parë për shkak të kushteve të këqija të motit në rajonin e Levantes. Me këto tre pikë, Noia mbetet vetëm dy pikë larg vendit të tetë, që aktualisht mbahet nga Jaén Paraíso Interior me 29 pikë, dhe hyn në garë për atë pozicion.

Ata do të përballen me skuadrën andaluziane këtë të shtunë në Olivo Arena. Ndërkohë, Servigroup Peñíscola mbetet rehatshëm në mes të tabelës, me njëmbëdhjetë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Skandali i fundit

Megjithatë, aksioni në fushë u eklipsua nga një përleshje në fund të ndeshjes, më e dhunshmja në vite në Divizionin e Parë, në të cilën lojtarët e të dyja ekipeve shkëmbyen shqelma dhe grushte. 

Garda Civile madje u desh të ndërhynte për të rivendosur rendin dhe për të ndarë lojtarët nga Noia dhe Peñiscola. Priten ndëshkime të rënda sepse pamjet tregojnë sulme dhe goditje të dhunshme, përfshirë nga prapa, dhe njerëz që hidhen nga tribunat për t'u bashkuar me përleshjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll