Sport

Nottinghami i dhuron një "asist" Arsenalit, ngadalëson Cityn, “Topçinjtë” shkojnë +7!

Suksesi i londinezëve të Arsenalit mori edhe më shumë vlerë pas barazimit 2-2 të Manchester Cityt përballë Nottinghamit në Etihad.

4 Mars 2026, 23:00 Nga DOSJA

Nottinghami i dhuron një "asist" Arsenalit, ngadalëson

ANGLI - Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion, ku rival i vetëm mbetet Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e zhbllokoi takimin që në minutën e nëntë dhe më pas ruajti me fanatizëm epërsinë, duke siguruar në fund maksimumin e pikëve.

Suksesi i londinezëve mori edhe më shumë vlerë pas barazimit 2-2 të Manchester Cityt përballë Nottinghamit në Etihad. “Qytetarët” kaluan dy herë në epërsi, por po kaq herë u barazuan nga miqtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Semenyos në minutën e 31-të.

Pak pasi nisi fraksioni i dytë, Morgan Gibbs-White ktheu barazpeshën në 1-1, por nuk vonoi shumë dhe Rodri ndezi sërish entuziazmin te vendasit.

Nottinghami nuk u tërhoq dhe në minutën e 76-të realizoi edhe golin e dytë, që mban firmën e Andersonit.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të vendasve, rezultati 2-2 nuk ndryshoi më, me skuadrën e Guardiolës që humb terren në garën me Arsenalin, duke mbetur shtatë pikë pas, por me një ndeshje më pak për të luajtur.

Rikthhet te fitorja Chelsea, që iu imponua 4-1 Aston Villas në transfertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll