Sport

Teksa mbi kokë i fluturonin bombat dhe përjetonte tmerrin, maqedonasi Ashkovski tregon: “Më shpëtoi Asani!”

Një dëshmi tronditëse vjen nga futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran, mes shpërthimeve, kaosit dhe kufijve të mbyllur.

4 Mars 2026, 16:30 Nga DOSJA

Teksa mbi kokë i fluturonin bombat dhe përjetonte tmerrin, maqedonasi

MAQEDONI - Në një intervistë për Sport1.mk, futbollisti i kombëtares maqedonase, Stefan Ashkovski tregon se për tre ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa mbi kokë i fluturonin bombat.

“Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar ai.

Futbollisti thekson se në momentet më të vështira, ndihma i erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili luan gjithashtu në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet Ashkovski.

Sipas rrëfimit të tij, ai arriti të largohej nga zona e konfliktit në momentet e fundit, mes vështirësive të shumta dhe pasigurive të mëdha. Ai shton gjithashtu se u ndje i braktisur nga persona brenda klubit iranian Persepolis F.C., duke pretenduar se nuk mori mbështetjen e nevojshme në një situatë kaq të rrezikshme.

Rrëfimi i tij sjell një panoramë të fortë të realitetit të përjetuar nga sportistët që gjenden papritur në zona konflikti, larg familjes dhe pa siguri për jetën e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll