Aktualitet

EMRI/ U kap me pistoletë dhe duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Dhërmi 

Ai është Justino Kurti, 22 vjeç, banues në Dhërmi.

4 Mars 2026, 16:46 Nga E.d
EMRI/ U kap me pistoletë dhe duke shitur kokainë,
Foto ilustruse

VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një22-vjeçar në Dhërmi. Ai është Justino Kurti, 22 vjeç, banues në Dhërmi.

Kurti u arrestua pasi u kap  në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet. Policia sekuestroi dozat e lëndës narkotike dhe pistoletën. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Njoftimi i policisë 

Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme"./Dosja.al

dhërmi 22-vjeçari kokainë

Sondazh

Poll