Art&Argëtim

La pijen dhe u kthye në pornostare, vajza e Steven Spielberg e apasionuar pas pornos: Pa seks në kamer, respekt për të fejua

20 Shkurt 2020, 09:48 Nga DOSJA
La pijen dhe u kthye në pornostare, vajza e Steven Spielberg e apasionuar

SHBA– Mikaela Spielberg, vajza e kineastit legjendar Steven Spielberg, zbuloi se po xhiron videon e saj të parë porno, ku shfaqet duke performuar vetëm.

Ajo njoftoi gjithashtu se shpreson të mbajë një koncert vallëzimi ekzotik sa më shpejt të jetë e mundur, që të marrë lilcensën shtetërore, e cila thuhet se është mjaft e vështirë për t’u marrë.

Mikaela ka pranuar se kishte vuajtur nga ankthi gjatë fëmijërisë, dhe se vajtja në shkollë dhe në konvikt, në adoleshencën e saj çoi në çrregullime të ngrënies dhe depresionit, por ajo nuk pranoi t’i fajësojë njerëzit e saj të afërt për këtë gjendje.

“Nuk është faji i prindërve të mi,”- thotë Mikaela, e cila u birësua nga Steven dhe Kate kur ishte një bebe: “Ata nuk mund ta dinin.”

E vetëshpallur si“Krijesa seksuale”, pasi ajo u bë në moshën madhore, vendosi se kishte të drejtë të bënte ç’të dëshironte me trupin e saj, duke hequr komplekset me fizikun, që deri në atë kohë nuk i pëlqente.

Në llogarinë e saj në Instagram, @vandal_princess, e cila ka një numër të madh që u rrit në 7,000 ndjekës, ajo poston foto +18, duke nxitur tifozë.

Megjithatë, pornostarja e re premton se nuk do të ketë marrëdhënie seksuale në kamera me askënd tjetër, për shkak të respektit për të fejuarin e saj, Chuck Pankow.

Mikaela më parë kishte video të postuara në PornHub nën emrin skenik “Sugar Star”, por përkohësisht i zbehu ato derisa kërkesa e saj për leje të aprovohej nga Bordi i Liçensimit të Biznesit të Orientuar Seksualisht.

Ajo pretendon se prindërit e saj janë mësuar me zgjedhjen e saj, dhe shpreson se ata do të jenë krenarë për mënyrën sesi u tërhoq nga  problemet me varësinë e pijes, e cila pothuajse i mori jetën “dy herë” pasi ajo ishte nën moshën 21 vjeç.

Burimi: New York Post

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kineasti legjendar steven spielberg pornografia vajza e kineastit yll pornoje yll pornoje kineasti legjendar steven spielberg pornografia vajza e kineastit yll pornoje yll pornoje

Sondazh

Poll