Art&Argëtim

Princ Harry dhe Meghan Markle heqin dorë zyrtarisht nga titujt mbretërorë, marrëveshja “Mexit” hyqn në fuqi nga 31 mars

20 Shkurt 2020, 09:03 Nga DOSJA
Princ Harry dhe Meghan Markle heqin dorë zyrtarisht nga titujt

BRITANI E MADHE– Princi Harry dhe Meghan Markle pas vendimit që morën në çift e u laguan sëbashku me djalin e tyre nga Pallati Mbretëror, sëfundmi ata do të tërhiqen edhe zyrtarisht nga titujt mbretërorë muajin e ardhshëm.

Marrëveshja (Mexit) e arritur mes Mbretëreshës dhe çiftit Princ Harry dhe Meghan muajin e kaluar do të hyjë në fuqi duke filluar nga 31 marsi, ka thënë një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex për revistën People.

Duke nisur nga data 1 prill, Princ Harry dhe Meghan nuk do të kenë më një zyrë në Pallatin Buckingham por do të përfaqësohen nga ekipi i tyre i fondacionit të bamirësisë, në realizimin e detyrave mbretërore të mbetura, pas largimit të tyre.

Për Meghan fokusi i saj mbetet fuqizimi i grave, barazia gjinore dhe arsimi. Ndërkohë  duket  se ajo ndihet e lumtur që po heq dorë  nga detyrat në mbretëri.  Pas bisedimeve të gjata dhe komplekse, Mbretëresha dhe zyrtarët mbretërorë besohet të kenë rënë dakord se nuk është më e pranueshme që çifti ta mbajë titullin ‘mbretërorë’.

Kujtojmë që pasi lajmëruan tërheqjen nga titujt mbretërorë, princ Harry dhe Meghan Markle rinisën  një jetë të re me djalin e tyre Archi në Amerikën e Veriut. Nga mediat e huaja tashmë është parë që çifti po bëjnë një jetë normale, ku për gjithçka kujdesen vet, sikundër më parë që kishin personel të zgjeruar në pallat për çdo shërbim të tyre.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princi harry meghan markle princi harry

Sondazh

Poll