Art&Argëtim

“I nisa letër dashurie një mashkulli”, biznesmeni Elton Ilirjani rrëfen për herë të parë si reagoi shqiptari: Po i ng

20 Shkurt 2020, 08:55 Nga DOSJA
“I nisa letër dashurie një mashkulli”, biznesmeni Elton

TIRANË– “Një konkurs i fshehtë bukurie për miss transgjinoren” ishte një nga temat ‘e nxehta’ që kishin zgjedhur të transmetojë emiosioni “Shqipëria Live”. Mes tyre, në një lidhje me kamera i pranishëm ishte dhe biznesmeni gay, Elton Ilirjani, i cili njihet për natyrën e tij pa komplekse.

Në bisedë e sipër, duke folur për LGBT-në, Elton Ilirjani ka rrëfyer dhe një episod nga e kaluara e tij, kur në vitin 1991 i kishte nisur për herë të parë letër një djali që pëlqente. Ai shtoi se edhe pse shqiptarët janë të etiketuar si njerëz me paragjykime, reagimi kundrejt kësaj letre nuk ishte aspak i keq.

“Në vitin 1991 në Tepelenë i kam nisur një letër dashurie një mashkulli dhe ia kam nisur me një shokun tim në bilardo ku ishin të gjithë meshkujt. Nuk kam qenë asnjëherë i fshehtë. Shqiptarët po i ngacmove tek bërthama e tyre nuk të bien në qafë. Nuk reaguan keq. Nuk është diskriminim kur habiten njerëzit. Nuk më ka ofenduar asnjë. Ofendimet më të shumta i kam marrë nga LGBT vetë që kanë imazhe të fshehta. Nuk duhet bërë dramatike. Shqipëria është vend më mëndjehapur se Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova. Shqipëria nuk e ka të shtuar dhunën ndaj LGBT më shumë sesa e ka ndaj grave. Por vriten gra çdo ditë në Shqipëria. Shqipëria po bën progres me emancipimin,”- është shprehur Enton Iliriani.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz biznesmeni gay elton ilirjani komuniteti lgbt letra e dashurise biznesmeni gay elton ilirjani komuniteti lgbt letra e dashurise

Sondazh

Poll