Sport

Flamurtari nuk gjen shpëtim as nga italiani Moriero, pritet emri i ri që do ta pasojë...

Mungesa e dytë ndërkohë ndaj Teutës rezulton fatale dhe nën zë flitet se trajneri italian Francesko Moriero është shkarkuar, gjë që ende nuk është zyrtarizuar.

28 Shkurt 2026, 20:46 Nga DOSJA

Flamurtari nuk gjen shpëtim as nga italiani Moriero, pritet emri i ri

VLORE - Françesko Moriero nuk do të jetë trajner i Flamurtarit, për pjesën e mbetur të sezonit. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi për italianin, që sot mungoi në ndeshjen e dytë radhazi ndaj Teutës në Niko Dovana”.

Ndaj Partizanit u raportua se nuk ishte për arsye shëndetësore. Mungesa e dytë ndërkohë ndaj Teutës rezulton fatale dhe nën zë flitet se trajneri italian është shkarkuar, gjë që ende nuk është zyrtarizuar.

Aktualisht Flamurtarin po e drejton Andi Ribaj, ndërsa mbetet për t’u parë cili do të jetë zëvendësuesi i Morieros. Ky i fundit rikthehej me bujë në Superiore, pas shkarkimit të Karlos Garsias.

Dhe pse u afrua për të shpëtuar sezonin, asgjë nuk shkoi si duhet. Vlonjatët mbajnë vendin e fundit në renditje. Një tronditje jo e vogël për klubin, që synon të shpëtojë sezonin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll