Sport

Dinamo përmbys Vorën në shtesë mes protestave dhe polemikave të shumta

Dinamo mori një fitore dramatike në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar 1-2 pas një përmbysjeje spektakolare në pjesën e dytë. Pas 45 minutave të para të balancuara, gjithçka u ndez në fraksionin e dytë.

28 Shkurt 2026, 18:26 Nga DOSJA
Dinamo përmbys Vorën në shtesë mes protestave dhe polemikave

VORE - Dinamo mori një fitore dramatike në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar 1-2 pas një përmbysjeje spektakolare në pjesën e dytë. Pas 45 minutave të para të balancuara, gjithçka u ndez në fraksionin e dytë.

Vora kaloi në avantazh me Luis Felipen, duke çuar në festë tifozët vendas. Por gëzimi zgjati pak, pasi vetëm tre minuta më vonë Malomo riktheu baraspeshën për blutë.

Ndeshja mori tjetër rrjedhë në minutën e 66-të, kur Vrapi u ndëshkua me karton të kuq, vendim që solli protesta të shumta nga stafi i trajnerit Arjan Bellaj. Me një lojtar më shumë në fushë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja shtoi presionin dhe besoi deri në fund.

Kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim, në minutën e 94-të erdhi goditja vendimtare. Mbrojtësi Teikseira u shfaq në zonë dhe tundi rrjetën, duke vulosur përmbysjen dhe duke heshtur stadiumin.

Tre pikë të arta për Dinamon, që mbetet në garën për “Final Four” dhe siguron fitoren e parë në kampionat për vitin 2026. Një sukses me karakter, i ardhur mes polemikave dhe emocioneve deri në sekondën e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll