Sport

Formula 1/Në Melbourne, starton sezoni i ri me rregulla të reja, lamtumirë DRS!...

Në Albert Park Circuit do të debutojë zyrtarisht “Straight Line Mode” (zonat e vijës së drejtë), rregulli që nxjerr në pension sistemin tradicional DRS

28 Shkurt 2026, 14:07 Nga DOSJA

Formula 1/Në Melbourne, starton sezoni i ri me rregulla të reja,

AUSTRALI - Siç e do tradita, Botërori i Formula 1 i këtij viti do të nisë nga Australia, në pistën e Albert Park. Për takimin e parë të kampionatit janë komunikuar disa detaje operative në lidhje me zonat ‘straight’ (zonat e vijës së drejtë).

Në Albert Park Circuit do të debutojë zyrtarisht “Straight Line Mode”, sistemi që nxjerr në pension sistemin tradicional DRS

Pesë zona aktivizimi…

Për fundjavën e Melbourne janë parashikuar 5 zona të shpërndara përgjatë xhiros. E para lidh kthesën 14 dhe kthesën 1, duke shfrytëzuar vijën e drejtë kryesore dhe faza më e shpejtë e pistës. Zona e dytë është mes kthesës 2 dhe kthesës 3, ndërsa e treta zhvillohet mes kthesës 5 dhe 6. Ndërsa 2 zonat e fundit janë pozicionuar respektivisht mes kthesës 8 e 9 e kthesës 10 dhe 11.

Një konfigurim i gjerë që premton ndryshim të vazhdueshëm të ritmit dhe më shumë mundësi sulmi për parakalim në krahasim me të kaluarën

Me rregulloren e re, Formula 1 i thotë lamtumirë krahut lëvizës të pasëm. Straight Line Mode  lejon në fakt modifikimin si të krahut të përparmë ashtu dhe atë të pasmë në trajektoret e drejta të dizenjuara.

Bëhet fjalë për një sistem të integruar që ndërhyn te të dy akset duke e bërë efektin më të sofistikuar. Bashkë me këtë risi vjen edhe sistemi Overtake Mode: do të mund të përdoret nga pilotët që janë deri në 1 sekondë larg makinës që kanë përpara dhe që lejon të mbahet e gjithë fuqia elektrike prej 350 km, me një shpejtësi deri në 340 km/h.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Shkurt 2026, 11:00

Luis Suarez, në radarin e Liverpoolit

PORTUGALI - Tregu evropian i transferimeve po fillon të nxehet dhe këtë herë, emri i një kolumbiani po dominon përsëri titu...