Aktualitet

Xhaxhai plagos me thikë nipin në Fier, arrestohet 71-vjeçari

Në pranga u vu shtetasi P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.

28 Shkurt 2026, 14:37 Nga I.A
Xhaxhai plagos me thikë nipin në Fier, arrestohet 71-vjeçari
Foto Ilustruese

FIER- Një 71-vjeçar është arrestuar sot pasi ka plagosur me thikë nipin e tij. Në pranga u vu shtetasi P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë./Dosja.al

policia e fierit

Sondazh

Poll