Politike

Berisha: Ky është një marshim revolte, asgjë nuk e mbron Edi Ramën nga kjo revoltë popullore

Sipas tij, kjo është një formë për të shprehur zemërimin popullor ndaj kryeministrit të cilin ai e cilëson si kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.

28 Shkurt 2026, 19:15 Nga D.S
Berisha: Ky është një marshim revolte, asgjë nuk e mbron Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, kryengritja e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste. 

Sipas tij, kjo është një formë për të shprehur zemërimin popullor ndaj kryeministrit të cilin ai e cilëson si kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Berisha u shpreh se, Edi Ramën nuk e mbron asgjë nga revolta popullore.

"Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore. Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.

Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.
Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.
...E ka ndonjë element të tillë... janë shpërthime të revoltës.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta e opozites pd

Sondazh

Poll