Sport

FIFA do të vizitojë Meksikën për të vlerësuar sigurinë për Kupën e Botës pas trazirave...

Përfaqësuesit e FIFA-s do të vizitojnë Meksikën së shpejti për të vlerësuar çështjet e sigurisë dhe lëvizshmërisë për Kupën e Botës, tha të premten presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

28 Shkurt 2026, 13:00 Nga DOSJA

FIFA do të vizitojë Meksikën për të vlerësuar

MEKSIKE - Aftësia e vendit për të bashkëorganizuar Kupën e Botës ka qenë nën shqyrtim këtë javë pas dhunës që shpërtheu, pasi ushtria vrau bosin e fuqishëm të drogës Nemesio Oseguera Cervantes të dielën.

Operacioni dhe pasojat e tij të dhunshme morën jetën e 70 personave. Anëtarët e kartelit i vunë flakën makinave për të bllokuar rrugët në shtete anembanë vendit, veçanërisht në qytetet e shtetit Jalisco, ndër të cilat Guadalajara, e cila është planifikuar të presë katër ndeshje të Kupës së Botës.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i tha Sheinbaum në një telefonatë të enjten se ka "besim të plotë" te Meksika si organizatore e Kupës së Botës. Sheinbaum e mbështeti këtë të premten në konferencën e saj të përditshme.

"Ai më siguroi se Kupa e Botës do të mbahej në vendin tonë", tha ajo. "Ne ramë dakord që një ekip i FIFA-s patjetër do të vinte për të shqyrtuar disa çështje. Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë, por çështja e sigurisë është veçanërisht e rëndësishme, sigurisht."

Sheinbaum nuk dha datat e vizitës

"I thashë atij (Infantinos) se e diela ishte një situatë e veçantë dhe se ne jemi rikthyer në normalitet, me të gjitha masat e sigurisë që kanë qenë në fuqi prej kohësh, kështu që ata mund të jenë të qetë", tha ajo.

Lidhur me lëvizshmërinë, në tre qytetet në Meksikë që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës, ende ppo punohet që të zgjidhen problemet pothuajse 100 ditë para ndeshjes së parë më 11 qershor në stadiumin Azteca.

Në Mexico City, puna është duke vazhduar për të përmirësuar një linjë hekurudhore të lehtë që ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar drejt Aztecas. Në Monterrey, treni i metrosë është ende duke u ndërtuar. Stadiumi i Guadalajarës nuk ka transport publik, megjithëse krenohet me një parking të madh të hapur.

"(Infantino) më kërkoi gjithashtu të shqyrtoja çështjen e trafikut në të tre qytetet në mënyrë që të garantoja lëvizshmërinë e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në stadiume e kështu me radhë, ndër çështje të tjera mbi të cilat po punojmë", tha Sheinbaum.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Shkurt 2026, 11:00

Luis Suarez, në radarin e Liverpoolit

PORTUGALI - Tregu evropian i transferimeve po fillon të nxehet dhe këtë herë, emri i një kolumbiani po dominon përsëri titu...

Sport 28 Shkurt 2026, 08:00

Al Hilal gjen fitoren dhe pa Benzeman...

Koulibaly feston me Milinkovic-Savic ARABIA SAUDITE - Barazimet kundër Al Ittihad dhe Al Taawoun, së bashku me dëmtimin e&nbs...