Aktualitet

Protesta e Opozitës, Policia e Tiranës nuk merr përsipër tubimin por nxjerr efektivët në shesh

Në një njoftim kontradiktor, Policia deklaron se Policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës.

28 Shkurt 2026, 10:11 Nga I.A
Protesta e Opozitës, Policia e Tiranës nuk merr
Protesta

TIRANË- Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për protestën e sotme të Opozitës edhe pse ka deklaruar se nuk merr përsipër tubimin. Në një njoftim kontradiktor, Policia deklaron se Policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës.

Ndërkohë që në një fjali tjetër në njoftim, Policia thekson se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit. Shkak për këtë, policia deklaron se janë bërë aktet e dhunës dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, në përmbushje të detyrave funksionale, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet. Policia e Tiranës apelon për qytetarët që, nëse ndeshen me veprime të dhunshme, të distancohen dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë./Dosja.al

protesta e opozitës

Sondazh

Poll