Aktualitet

Çfarë po ndodh në hyrje të Vlorës/ Aksion “blic”, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta

Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë.

27 Shkurt 2026, 21:44 Nga E. D

Çfarë po ndodh në hyrje të Vlorës/ Aksion

VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit. Bëhet me dije se fokusi ishte tek kontrollet e automjeteve të dyshimta. Konkretisht, operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë.

Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve. Aksioni ka si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin e mbajtjes së mjeteve të paligjshme dhe lëndëve të ndaluara./Dosja.al

aksion “blic” ne vlore

Sondazh

Poll