Bota

Merkel: Negociatat për buxhetin e BE-së do jenë të vështira

20 Shkurt 2020, 07:16 Nga DOSJA
Merkel: Negociatat për buxhetin e BE-së do jenë të

GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel parashikoi negociata shumë të vështira dhe të ndërlikuara në Bruksel, lidhur me buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, i pari pas Brexit-it.

“Ne besojmë se shqetësimet tona nuk janë marrë ende mjaftueshëm në konsideratë në shumë fusha dhe, për këtë arsye, unë parashikoj negociata shumë të vështira dhe të ndërlikuara”, deklaroi Merkel, në një konferencë për shtyp me kryeministren finlandeze, Sanna Marin.

Krerët europianë do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, ndërkohë që shumë grupe po përballen për të gjetur mënyrën se si të kompensojnë kontributin britanik pas Brexit-it.

Me një shtet anëtar më pak, BE duhet të gjejë një ekuilibër midis të ashtuquajturave politika të tij tradicionale, kohezionit (i destinuar për rajonet më pak të zhvilluara) dhe bujqësisë, si edhe përparësive të reja që i ka vënë vetes, veçanërisht lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe pranimi i bllokut në skenën gjeopolitike.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel buxheti i be angela merkel buxheti i be

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2020, 16:32

SHBA- Astrit Alex Daku vendosi të emigrojë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas Italisë në vitin 1998. Pas disa vitesh qëndrim në Itali ai vendosi të emigrojë...