Aktualitet

U kap me kokainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 28-vjeçari

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, kokainë.

27 Shkurt 2026, 18:33 Nga E.d
U kap me kokainë në pikën kufitare të Morinës,
Foto ilustruse

KUKËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në pikën kufitare të Morinës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, kokainë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

morinë  28-vjeçar policia

Sondazh

Poll