Sport

Luis Enriques: “Në raundin e 16-tave nuk do të luajmë për hakmarrje ndaj Chelsea”...

Trajneri spanjol i PSG-së, Luis Enrique, shprehu kënaqësinë e tij për përballjen me Chelsean në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Ky është i njëjti kundërshtar që u mohoi parizienëve fitoren në finalen e Kupës së Botës për Klube (0-3) në mesin e korrikut.

27 Shkurt 2026, 14:56 Nga DOSJA

Luis Enriques: “Në raundin e 16-tave nuk do të luajmë

FRANCE - Reagimi i Luis Enriques pas shortit të raundit të 16-shes së Ligës së Kampionëve, ku PSG do të përballet me Chelsean, ishte befasues me optimizmin e shprehur: 

"Chelsea është një short interesant, si zakonisht. Jam shumë i lumtur. Do të jetë interesante të luajmë kundër një skuadre angleze, por nuk ka ndjenjë hakmarrjeje (pas humbjes 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube). 

Këto janë gara të ndryshme. Ky short përfaqëson rrugën tonë; jemi mësuar me të. Ne jemi kampionët në fuqi. Problemet janë kryesisht për ekipet e tjera. Na pëlqen të jemi në short; kjo tregon se jemi kualifikuar."

“Të gjithë e dinë se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, por për ta bërë këtë duhet të përmirësohemi. Jemi të vetëdijshëm për këtë. Për ta bërë këtë, duhet të përshtatemi me rrethanat aktuale.

Ajo që më bën optimist është aftësia e ekipit tim për të menaxhuar të gjitha problemet që po grumbullohen”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll