Sport

Shorti i Champions League/ Përcaktohet rruga drejt finales së Budapestit… Ja çiftet

Goglat krijojnë një finale e parakohsme, Real Madridi gjen Manchester Cityn, PSG do të përballet me Chelsean.

27 Shkurt 2026, 12:55 Nga DOSJA

Shorti i Champions League/ Përcaktohet rruga drejt finales së

ZVICER - Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i Champions League. Faza e 1/16-ave premton spektakël të garantuar, me dy supersfida që do të ndezin arenën europiane.

Reali i Madridit ka gjetur sërish Manchester Cityn, në një përballje që është kthyer tashmë në rutinë të Championsit.

Kampionët në fuqi të PSG-së do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Chelseat, për finalen e humbur të Kupës së Botës për Klube në verën e kaluar.

Barcelona ka gjetur anglezët e Newcastle, ndërsa Arsenal do të përballet me Bayer Leverkusen.

Atalanta do të duhet të masë forcat me një tjetër gjermane, kësaj radhe Bayern Munich.

Spektakël premton edhe takimi Atletico Madrid-Tottenham, ndërsa Liverpooli gjeti Galatasarayn. Nga ana tjetër, surpriza Bodo/Glimt do të përballet me Sporting Lisbon.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve:

Real Madrid - Manchester City

Bodo/Glimt - Sporting Lisbon

PSG - Chelsea

Newcastle - Barcelona

Galatasaray - Liverpool

Atletico Madrid - Tottenham

Atalanta - Bayern Munchen

Bayer Leverkusen - Arsenal

Shorti i Champions League/ Përcaktohet rruga drejt finales së

Datat për pjesën e mbetur të fazës eliminatore janë si më poshtë:

Raundi i 16-të: 10-11 dhe 17-18 Mars, 2026

Çerekfinalet: 7-8 dhe 14-15 prill 2026

Gjysmëfinalet: 28/29 maj dhe 6/5, 2026

Finalja: 30 maj 2026 (Budapest)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll