Sport

Europa League/ Derbi italian Bologna-Roma do të përballet në raundin e të 16-tave…

Kjo është hera e parë që dy ekipet italiane takohen në Europa League, me Giallorossët që janë mësuar më shumë me derbet në këtë garë.

27 Shkurt 2026, 14:03 Nga DOSJA

Europa League/ Derbi italian Bologna-Roma do të përballet në

ZVICER - Pas Ligës së Kampionëve, erdhi radha që Europa League të zbulonte çiftet dhe të hedhë shortin për finalen në Stamboll në Nyon. 

Bologna dhe Roma do të përballen në një derbi tërësisht italian në raundin e 16-tave. Verdhekuqtë u kualifikuan direkt falë vendit të tetë në fazën e ligës, ndërsa kuqeblutë duhej të kalonin nëpër fazën eliminatore, ku eliminuan Brann. 

Kjo është hera e parë që dy ekipet italiane takohen në Europa League, me Giallorossët që janë mësuar më shumë me derbet në këtë garë.

Në sezonin 2023/24, Roma e De Rossit eliminoi Milanin e Piolit në çerekfinale. Një përballje më zhgënjyese erdhi në sezonin 2014/15, kur Giallorossët u eliminuan nga Fiorentina në raundin e 16-tave:1-1 në Franchi dhe 0-3 në Olimpico. 

Fituesi i derbit do të përballet me njërën nga Lille ose Aston Villa në çerekfinale.

Ja dhe shorti i raundit të 16-të të Europa League: 

Genk - Freiburg

Bologna - Roma

Ferencvaros - Braga

Stuttgart - Porto

Nottingham Forest - Midtjylland

Panathinaikos - Betis Sevilla

Celta Vigo - Lyon

Lille - Aston Villa

Europa League/ Derbi italian Bologna-Roma do të përballet në

Datat për pjesën e mbetur të fazës eliminatore janë si më poshtë:

Raundi i 16-të: 12 dhe 19 mars, 2026

Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026

Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026

Finalja: 20 maj 2026 (Stamboll)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll