Sport

Superiorja/ Java e 26-të starton sot me klasiken Vllaznia-Tirana… në Shkodër

Java e 26-të të Superiores do të luhet në dy ditë, të premten me klasiken e futbollit shqiptar dhe katër ndeshje të shtunën…

27 Shkurt 2026, 08:00 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 26-të starton sot me klasiken Vllaznia-Tirana…

TIRANE - Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të startojë të premten, për t’u mbyllur të shtunën me katër ndeshjet e tjera.

Më 27 shkurt, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana. Dy skuadra me histori në futbollin shqiptar, ku objektivi i vetëm është rikthimi te fitorja.

Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takimet e tjera. Në orën 13:30, Vora pret në shtëpi Dinamo Cityn, me të dy ekipet që synojnë rikthimin te rezultati pozitiv.

Në orën 16:30 zhvillohen dy ndeshje njëkohësisht. Partizani përballet me Egnatian në “Arena e Demave”, në një duel të fortë dhe spektakolar. Po në të njëjtën orë, AF Elbasani luan ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, me të dy ekipet që vijnë pas rezultateve pozitive në javën e kaluar.

Java mbyllet në orën 19:30 me ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit në stadiumin “Niko Dovana”, një tjetër përballje e rëndësishme për ecurinë e sezonit. Durrsakët synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa vlonjatët, që ndodhen në fundin e tabelës, kërkojnë rikthimin te fitorja.

Ja ndeshjet e javës së 26-të të “Abissnet Superiores”:

Superiorja/ Java e 26-të starton sot me klasiken Vllaznia-Tirana…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll