Sport

Conference League/ Drita mundet edhe në ndeshjen e dytë dhe i jep lamtumirën Europës!

Drita mbyll rrugëtimin e saj historik, duke u eliminuar nga Conference League dhe marrë me vete më tepër përvojë dhe mësime për të ardhmen.

26 Shkurt 2026, 21:57 Nga DOSJA

Conference League/ Drita mundet edhe në ndeshjen e dytë dhe i jep

SLLOVENI - Drita e Gjilanit humbi 3-2 edhe në ndeshjen e dytë ndaj Celjes dhe largohet nga Conference League, duke mbyllur edhe rrugëtimin e saj europian.

Celje priti vetëm 19 minuta lojë për të marrë avantazhin në këtë ndeshje teksa shënoi me Seslar pas një asistit të Kucys.

Një goditje e rëndë kjo për kampionët e Kosovës, që vetëm 4 minuta më vonë pësuan edhe golin e dytë, pasi skuadra sllovene shënoi edhe me Hrka, duke e ia vështirësuar akoma më shumë misionin Dritës.

Shumë shpejt skuadra gjilanase arriti të shkurtojë diferëncën në 2-1 me golin e Krasniqit për të ngjallur shpresat për një përmbysje të mundshme, shpresa që morën një goditje tjetër, në minutën e 43-të kur Seslar nga pika e bardhë e penalltisë shënoi golin që e çoi rezultatin 3-1 për Celjen, që mbylli edhe pjesën e parë.

Por në fillimin e pjesës së dytë, Drita gjeti sërish rrugën e rrjetës teksa me golin e Dabiqaj e çon rezultatin në 3-2, por nuk mundi të bëjë dot më shumë, pasi sfida u mbyll me fitoren 3-2 të Celjes, që kalon në të 16-tat e finaleve.

Kështu Drita mbyll rrugëtimin e saj historik, duke u eliminuar nga Conference League dhe marrë me vete më tepër përvojë dhe mësime për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2026, 15:52

Bien akuzat për përdhunim ndaj Ben Yedder

FRANCE - Kthesë e madhe ngjarjesh në rastin Ben Yedder. Sipas informacioneve nga mediat franceze, referimi i Wissam dhe vëllait të tij Sab...