Sport

Në kthim, Samsunspori tregon forcën ndaj Shkëndijës, kuqezinjtë nga Tetova ndalen dhe eliminohen nga Conference League…

Pas humbjes së pare 1-0 në Shkup, kampionët e Maqedonisë humbën 4-0 edhe ndeshjen e kthimit në Turqi ndaj Samsunsporit

26 Shkurt 2026, 22:20 Nga DOSJA

Në kthim, Samsunspori tregon forcën ndaj Shkëndijës,

TURQI - Ndërpritet rrugëtimi edhe për Shkëndijën e Tetovës. Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut humbi edhe ndeshjen e dytë ndaj Samsunspor, këtë radhë me rezultatin e thellë 4-0.

Turqit ishin më superiorë, ku për skuadrën turke shënuan Ntcham (53’) me penallti, Ndiaye (71’) dhe Marius, ky i fundit shënoi 2 herë (79’ dhe 90’+2).

Gjithsesi, Shkëndija e Tetovës largohet nga Europa me kokën lart, pas paraqitjeve dinjitoze dhe kalimit të fazës së ligës në Conferencë League.

Shkëndija tani e kthen vëmendjen në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut. Aktualisht është në vendin e dytë me 45 pikë, gjashtë më pak se Vardari që kryeson.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2026, 15:52

Bien akuzat për përdhunim ndaj Ben Yedder

FRANCE - Kthesë e madhe ngjarjesh në rastin Ben Yedder. Sipas informacioneve nga mediat franceze, referimi i Wissam dhe vëllait të tij Sab...