Bota

Kapen 1.3.ton kokainë në Maqedoninë e Veriut. Kamioni me banane kaloi nga Shqipëria, 3 vëllezër shqiptarë mendohet të je

19 Shkurt 2020, 17:26 Nga DOSJA
Kapen 1.3.ton kokainë në Maqedoninë e Veriut. Kamioni me banane

MAQEDONI E VERIUT- Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar sot një operacion të madh dhe ka arritur që të sekuestrojë më shumë se 1.3 ton kokainë. Mediat në vend bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.

Kokaina në tërësi peshon 1.3 tonë por ende nuk dihet zyrtarisht pesha e drogës që do trafikohej. Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi e duhej të përfundonte Slloveni. 

Nga ana tjetër mësohet se deri tani janë arrestuar 5 persona si të dyshuar për këtë ngjarje. Ndërkohë bëhet me dije se pronarët e kompanisë që kishte porositur banane janë dy vëllezër shqiptarë Sefyllah, Enver dhe Jetmir Hebibi. Në pranga ka rënë dhe Rauf Ismani dhe Jovan Kosovic.

Po ashtu në operacion mësohet se ka marrë pjesë dhe Policia Shqiptare dhe SPAK, pasi kamioni kishte kaluar përmes Shqipërisë. Në një reagim për mediat kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se kamioni ishte mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë kalimit nëpër Shqipëri.

Dosja.al mëson se droga kishte kaluar dhe përmes Italisë, vend në të cilin dhe ishte zbuluar dhe ishte zëvendësuar me lëndë tjetër dhe GSP për gjurmin. Policia në Maqedoninë e Veriut nuk ka dalë ende në një reagim zyrtar dhe pritet që një gjë të tillë ta bëjë nesër, ku do sqaroj të gjithë operacionin. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 1.3 ton kokane ne maqedoni droga ne maqedoni policia ne maqedonine e veriut 1.3 ton kokane ne maqedoni droga ne maqedoni policia ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2020, 16:32

SHBA- Astrit Alex Daku vendosi të emigrojë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas Italisë në vitin 1998. Pas disa vitesh qëndrim në Itali ai vendosi të emigrojë...