Sport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mblidhet për herë të parë, zgjidhen dy zv.presidentët!

Miratohet edhe fushata promovuese për fanelat e reja të Kombëtares dhe Fan Zone për ndeshjen ndaj Polonisë

26 Shkurt 2026, 14:41 Nga DOSJA

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mblidhet për herë të parë,

TIRANE - Komiteti i ri Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë pas Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore. Nën drejtimin e presidentit Armand Duka, Komiteti zgjodhi zv.presidentë për katërvjeçarin e ardhshëm, Lufti Nuriun dhe Geri Çipin.

Gjithashtu, FSHF do të prezantojë së shpejti fanelat e reja të Kombëtares. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me fanelat e reja në ndeshjen historike të “play-off”-it ndaj Polonisë.

Komiteti Ekzekutiv miratoi realizimin e një fushate promovuese që do të shoqërojë këtë moment me rëndësi sportive dhe emocionuese. Aktiviteti parashikon realizimin e një spoti televiziv, i shoqëruar me promovim në rrjetet sociale dhe kanale të tjera, me qëllim rritjen e ekspozimit të Kombëtares dhe përforcimin e lidhjes me tifozët.

Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi organizimin e një Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, në kuadër të ndeshjes “play-off” për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë më 26 mars 2026. Fan Zone do të ofrojë transmetim live të ndeshjes, muzikë live me këngëtar dhe DJ, aktivizime promocionale, pije për tifozët, etj.

Aktiviteti do të realizohet në bashkëpunim me partnerët e FSHF-së, Vodafone, Credins Bank, Uji Tepelenë dhe Birra Vatan, me qëllim krijimin e një eksperience unike dhe përfshirjen e tifozëve. Të gjitha detajet e këtij organizimi do të bëhen të ditura në vijim.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mblidhet për herë të parë,

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mblidhet për herë të parë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll