Aktualitet

U përplas disa ditë më parë nga një makinë/ Ndërron jetë i moshuari në Vlorë, momenti kur automjeti ‘e fluturon’ në ajër (PAMJET)

68-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë, në kohën që është përplasur nga automjeti me drejtuese një shtetase 26-vjeçare.

25 Shkurt 2026, 22:51 Nga E. D
U përplas disa ditë më parë nga një makinë/
pamje nga vendngjarja

VLORË- I moshuari Amdi Hodaj, i cili u përplas në datën 20 shkurt të këtij viti nga një automjet në rrugën Transballkanike në Vlorë ka ndërruar jetë. 68-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë, në kohën që është përplasur nga automjeti me drejtuese një shtetase 26-vjeçare.


Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, çka ka sjellë edhe përplasjen.

Pas përplasjes, Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma prej disa ditësh, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë sot./Dosja.al

amdi hodaj

Sondazh

Poll