Aktualitet

"O ju hëngërt mortja"/ Dhunonte brutalisht nxënësit, shpallet në kërkim mësuesja në Kamëz

Ajo u shfaq me video dhe audio duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve.

25 Shkurt 2026, 21:31 Nga E. D

"O ju hëngërt mortja"/ Dhunonte brutalisht

KAMËZ- Policia ka shpallur në kërkim një mësuese në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, pasi dhunonte nxënësit. Mine Hasani 58 vjeçe u denoncua në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Ajo u shfaq me video dhe audio duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve. Po punohet për kapjen e 58-vjeçares dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia.

Mësuesja Hasani nuk kursente goditjet fizike ndaj fëmijëve, ndërsa fjalori i saj ishte i mbushur me terma degradues dhe kërcënues. Sipas pamjeve, shprehjet që përdorete rregullisht ndaj nxënësve ishin fyerje të reja, nga “idiotë”, “kafshë”, te “zhulsa” e “kokë palarë”./Dosja.al

mine hasani

Sondazh

Poll