Aktualitet

Theu masën e “Arrestit në shtëpi”/ Policia ndalon 38-vjeçarin në Kavajë, pas mosbindjes efektivi qëllon në ajër

38-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga kunati, një 23-vjeçar me iniciale A.Sh dhe familjarët, të cilët kanë kundërshtuar me forcë. Si pasojë, punonjësi i policisë ka qëlluar në ajër për t’i zmbrapsur dhe me mbërritjen e forcave të tjera policore, janë arrestuar.

25 Shkurt 2026, 21:01 Nga E. D
Theu masën e “Arrestit në shtëpi”/ Policia ndalon
foto ilustuese

KAVAJË- Policia ka ndaluar një 38-vjeçar në Kavajë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpie”. Blutë bëjnë me dije se personi me iniciale A.B., është ndaluar për verifikim dhe nuk i është bindur policisë kur mësoi se do të shoqërohej në komisariat.

Gjithashtu 38-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga kunati, një 23-vjeçar me iniciale A.Sh dhe familjarët, të cilët kanë kundërshtuar me forcë. Si pasojë, punonjësi i policisë ka qëlluar në ajër për t’i zmbrapsur dhe me mbërritjen e forcave të tjera policore, janë arrestuar. 

Ndërkohë, veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore së Durrësit, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor, në Golem, kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë, dhe e kanë ndaluar për verifikim, pasi njihej nga Policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij. Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë. Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë.

Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin./Dosja.al

kavajë

Sondazh

Poll