Art&Argëtim

Rrëfeu se vuan nga depresioni, Bebe Rexha ‘s’shihet më’ në rrjetet sociale, çfarë ka ndodhur me këngëtaren?!

19 Shkurt 2020, 16:54 Nga DOSJA
Rrëfeu se vuan nga depresioni, Bebe Rexha ‘s’shihet

SHBA– Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, së fundmi ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale. Postimi i fundit është bërë më 9 Shkurt, çka ngre dyshime për shëndetin e saj. Kujtojmë se pak kohë më parë, Bebe u shpreh se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar.

Përmes një postimi në Twitter, këngëtarja pranoi se ndihet e mërzitur dhe e vetmuar dhe u tregoi ndjekësve të saj se është në depresion.

“Në pamje të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi plot shkëlqim e Bebes, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos më kapë paniku 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet e saj në Tëitter.

 

 

I really love this crystal eye moment by @domdella

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Por, megjithatë Bebe është duke punuar për të sjellë projekte të reja dhe ndoshta kjo është arsyeja përse ajo nuk shihet aktive në rrjetet sociale.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll