Sport

Superiorja/ Vllaznisë i merren këmbët në Ballsh, 3 pikë për Bylisin që ngatërron fundin

Surprizë në Adush Muça të Ballshit në sfidën e javës së 25-të të Superiores, Bylisi mundi 2-1 Vllazninë kryesuese.

21 Shkurt 2026, 17:05 Nga DOSJA

Superiorja/ Vllaznisë i merren këmbët në Ballsh, 3 pikë

BALLSH - Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, emocionet erdhën vetëm në pjesën e dytë, me vendasit që kaluan në epërsi me Stoilov në minutën e 48-të. Shkodranët u munduan të rikthenin barazpeshën, por në minutën e 97-të, Sanogo shënoi edhe të dytin në portën e boshatisur.

Gjyqtarja Rusta la takimin të luhej edhe për pak minuta, me shkodranët që ngushtuan diferencën në 2-1 me anë të Tafilit, gol që shërbeu vetëm si statistikë.

Kështu, Vllaznia vijon të qëndrojë në krye me 48 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Egnatias dhe tre më shumë se AF Elbasani, ndërsa Bylisi (23) kalon momentalisht Tiranën me 2 pikë dhe ngjitet në zonën play-out. Flamurtari mbyll tableën e renditjes me 20 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll