Sport

Sezoni i dobët i Tottenhamit u përdor si shembull… në parlamentin suedez!

Deputeti Mikael Damberg e krahasoi ekonominë e vendit nordik me atë të Spurs.

21 Shkurt 2026, 11:29 Nga DOSJA

Sezoni i dobët i Tottenhamit u përdor si shembull… në

SUEDI - Sezoni i Tottenhamit po shkon aq keq sa klubi anglez është përdorur si shembull negativ… në parlamentin suedez.

Mikael Damberg, nga Partia Socialdemokrate, mori fjalën dhe e krahasoi kaosin në ekonominë suedeze me kaosin që po përjeton aktualisht Spurs.

Ish-ministri i Financave i vendit nordik deklaroi pa mëdyshje se "një nga klubet më të shquara të Anglisë, i cili i ka të gjitha burimet për të pasur sukses", është afër zonës së rënies nga kategoria për shkak të "vendimeve të këqija, mospërputhjes dhe të menduarit shkurtpamës".

Së fundmi, ai përfundoi duke sugjeruar që mundësitë e humbura dhe mungesa e rezultateve në ekonominë suedeze duhen quajtur 'Spursy'.

Komentet nuk duhet t’i kenë pëlqyer dy futbollistëve suedezë në skuadrën londineze. Lucas Bergvall dhe Dejan Kulusevski, të cilët janë të dy të lënduar dhe nuk kanë mundur ta ndihmojnë ekipin e Thomas Frank të arrijë pikët e shumë dëshiruara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2026, 08:30

'Epoka Beye' te Marseja nis me humbje

FRANCE - Dy gola në pjesën e parë nga Ludovic Ajoraue për Brestin mposhtën 2-0 Marsejën të premten, në debut...