Sport

Harry Maguire, i përmendet emri në Ganë…

Kjo nuk është hera e parë që një parlament, ka përdorur dështimet në futboll si një mundësi për të bërë krahasime.

21 Shkurt 2026, 13:30 Nga DOSJA

Harry Maguire, i përmendet emri në Ganë…

GANE - Në parlamentin e Ganës, emri i Harry Maguire, qendërmbrojtës i Anglisë gjithnjë i kritikuar, u përmend si një shembull i keq.

Gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit kohë më parë, Isaac Adongo, përfaqësues i zgjedhjes qendrore Bolgatanga, drejtoi gishtin nga zv.presidenti Mahamudu Bawumia për menaxhimin e dobët financiar të vendit.

Ai tha kështu: "Ti je Maguire i ekonomisë. Ka një lojtar tamam si ti në Angli. Është Harry Maguire. Ai është si ti... Ai mbërriti në Mançester dhe u soll si më i miri në botë, por pastaj luan keq dhe shënon autogola. Si mund të të japin mundësinë të jesh qendra e mbrojtjes sonë, nëse ti shënon vetëm autogola?"

Një tjetër goditje për lojtarin ndërkombëtar anglez, i cili gjithmonë është parë si “rosaku i shëmtuar” i Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll