Sport

Ja shpërndarja deri tani e medaljeve në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”

Norvegjia e zgjeron kryesimin e saj në renditjen e medaljeve: tani ka 17 medalje ari dhe 37 medalje gjithsejt.

21 Shkurt 2026, 09:30 Nga DOSJA
Ja shpërndarja deri tani e medaljeve në Lojërat Olimpike
Johannes Dale-Skjevdal dhe Sturla Holm Laegreid, medalje ari dhe argjendi për Norvegjinë, në garën masive AP Biatlon 15 km

ITALI - Dita e 14-të e Lojërave Olimpike “Milano-Cortina 2026” e mban Norvegjinë në krye të tabelës së medaljeve.

Ajo shtoi në renditjen e saj edhe këtë të premte, vetëm dy ditë para përfundimit të Lojërave, medaljet e arta dhe të argjendta të fituara nga atletet e saj në biatlonin me start masiv 15 km dhe medaljen e argjendtë të Ragne Wiklund në patinazhin e shpejtë 1.500 metra për femra. 

Me vetëm dy ditë të mbetura, të shtunën dhe të dielën, për të përfunduar Olimpiadën, vendi i parë i Norvegjisë duket tashmë i paprekshëm: 17 medaljet e tyre të arta i kalojnë lehtësisht 10 medaljet e Shteteve të Bashkuara, të dytët në tabelën e medaljeve.

Pas tyre vinë dhe 9 medaljet e Italisë, vendit pritës, të cilat e ruajnë vendin e tyre në podium, pavarësisht ditës së mirë të Holandës në finalet e patinazhit të shpejtë, në të cilat shtuan medaljen e tyre të tetë të artë.

Norvegjia me 27, është gjithashtu lidere në totalin e medaljeve të Lojërave, përpara Shteteve të Bashkuara (29), Italisë (27) dhe Japonisë, e cila ka 24 medalje, por bie në vendin e dhjetë për shkak të pak medaljeve të arta (5).

Ja tabela e përkohshme e medaljeve të “Top 10” vendeve të para në “Milano-Cortina”:

1. Norvegjia: 17 medalje ari / 10 argjendi / 10 bronzi - 37 gjithsej

2. SHBA: 10 medalje ari / 12 argjendi / 7 bronzi - 29 gjithsej

3. Italia: 9 medalje ari / 5 argjendi / 13 bronzi - 27 gjithsej

4. Holanda: 8 medalje ari / 7 argjendi / 3 bronzi - 18 gjithsej

5. Gjermania: 6 medalje ari / 8 argjendi / 8 bronzi - 22 gjithsej

6. Franca: 6 medalje ari / 8 argjendi / 6 bronzi - 20 gjithsej

7. Zvicra: 6 medalje ari / 6 argjendi / 5 bronzi - 17 gjithsej

8. Suedia: 6 medalje ari / 6 argjendi / 4 bronzi - 16 gjithsej

9. Austria: 5 medalje ari / 8 argjendi / 5 bronzi - 18 gjithsej

10. Japonia: 5 medalje ari / 7 argjendi / 12 bronzi - 24 gjithsej

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2026, 08:30

'Epoka Beye' te Marseja nis me humbje

FRANCE - Dy gola në pjesën e parë nga Ludovic Ajoraue për Brestin mposhtën 2-0 Marsejën të premten, në debut...