Politike

DOKUMENTI/ Pretendime për konflikt interesi në Këshillin Bashkiak Pukë, kërkohet interpretim nga KQZ

Dy prej këshilltarëve kanë bashkëshortet të punësuara në administratën e bashkisë, ndërsa një tjetër ka djalin në pozicion administrativ. Gjithashtu opozita lokale pretendon se këta këshilltarë kanë marrë pjesë në vendimmarrje që prekin drejtpërdrejt administratën vendore. 

21 Shkurt 2026, 09:46 Nga E. D

DOKUMENTI/ Pretendime për konflikt interesi në Këshillin Bashkiak

PUKË- Dega e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Pukë i është drejtuar me një një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për një interpretim ligjor lidhur me situatën e tre këshilltarëve bashkiakë, për të cilët pretendon se ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit.

Siç raportohet, dy prej këshilltarëve kanë bashkëshortet të punësuara në administratën e bashkisë, ndërsa një tjetër ka djalin në pozicion administrativ. Gjithashtu opozita lokale pretendon se këta këshilltarë kanë marrë pjesë në vendimmarrje që prekin drejtpërdrejt administratën vendore. 

Në kërkesën drejtuar KQZ-së, dega e PD-së kërkon sqarim nëse këta zyrtarë duhet të përjashtohen nga votimi në raste të caktuara dhe nëse situata përbën shkelje të ligjit për konfliktin e interesit. Po ashtu, kërkohet orientim mbi hapat që duhet të ndiqen nëse konstatohet papajtueshmëri me funksionin./Dosja.al

DOKUMENTI/ Pretendime për konflikt interesi në Këshillin Bashkiak

dega e partia demokratike e shqipërisë në pukë

Sondazh

Poll