Aktualitet

VIDEO/ Protestuesi goditet me bombul gazlotsjellës në kokë

Ai është lënduar, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar ndihmën e parë. 

20 Shkurt 2026, 21:08 Nga E.d
VIDEO/ Protestuesi goditet me bombul gazlotsjellës në kokë
Foto ilustruse

TIRANA- Një incident i rënë është shënuar gjatë protestës kombëtare të opozitës. Një protestues është goditur me bombul gazlotsjellës në kokë. Ai është lënduar, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar ndihmën e parë. 

Deputeti Luçiano Boçi tha se është ai që e ka shoqëruar të lënduarin, drejt ambienteve të spitalit. Sipas tij, ai kishte gjakderdhje nga hundët dhe humbje të shikimit.

“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai./Dosja.al

luçiano boçi pd protesta

Sondazh

Poll