Politike

Dorëzohen dy kërkesa për interpelancë në Kuvend/ Braçe me ministrin e Bujqësisë për qumështin, Kapri me ministren Koçiu për monopatinat

Në dokumentin e paraqitur në Kuvend, Kapri shpreh shqetësimin se përse ku vendim për monopatinat, që sipas tij është i pabazuar në ligj, po vijon të qëndrojë në fuqi.

19 Shkurt 2026, 18:54 Nga E. D
Dorëzohen dy kërkesa për interpelancë në Kuvend/
Erion Braçe

TIRANË- Dy kërkesa janë dërzuar në Kuvend për interpelancë. Mësohet se një kërkesë është dorëzuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ka kërkuar interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, lidhur me cilësinë e qumështit në vend.

Ndërsa kërkesa tjetër është dorëzuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Ky i fundit ka paraqitur kërkesë për interpelancë me ministren e Brendshme, Albana Koçiu, lidhur me vendimin për ndalimin e qarkullimit të monopatinave.

Në dokumentin e paraqitur në Kuvend, Kapri shpreh shqetësimin se përse ku vendim për monopatinat, që sipas tij është i pabazuar në ligj, po vijon të qëndrojë në fuqi./Dosja.al

erion braçe erald kapri

Sondazh

Poll