Politike

Berisha në Sukth: Kanë depozituar në Durrës mijëra tonelata helme më të rrezikshme për qytetarët

Gjatë diskutimit të tij me demokratët e Sukthit, Berisha u shpreh se ato prodhojnë helmet më të rrezikshme për banorët.

18 Shkurt 2026, 19:20 Nga E.d
Berisha në Sukth: Kanë depozituar në Durrës mijëra
Foto ilustruse

SUKTH- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se në qytetin e Durrësit janë  depozituar mijëra tonelata helme të rrezikshme për qytetarët. Gjatë diskutimit të tij me demokratët e Sukthit, Berisha u shpreh se ato prodhojnë helmet më të rrezikshme për banorët.

Lideri opozitar u ndal edhe tek protesta e rradhës e opozites, e cila do të mbahet me 20 shkurt. Sipas tij, ajo është dita në të cilën shqiptarët kanë triumfuar duke zvarritur figurën më të urryer të historisë së tyre kombëtare.

Sali Berisha: Miq, dy javët e fundit, kërkesa ultimative, largo Lubi Ballukun, hiqi imunitetin dhe të shkojë atje ku e ka vendin. Jo, se është vetë. A mund të imagjinoni ju një njeri që depersonalizohet në shkallë ekstreme vetëm e vetëm si të mund të bindë njeri se Lubi Balluku është e ndershme, është korrekte.

Dhe çdo fjalë që thotë, ata që e dëgjojnë, e kuptojnë që ky është vetë Lubi Balluku se Lubia është thjesht një shërbëtore e tij që ka zbatuar urdhrat. Po, po. Nuk shkoi në Mynih, nuk shkoi se mesazhi është një, largo, mos pengo drejtësinë, largo Ballukun. Kanë depozituar në Durrës mijëra tonelata helme më të rrezikshme për qytetarët e Durrësit.

U bënë analizat në Itali. Çfarë doni? Doli helme nga më të rrezikshmet dhe prokurori veproi. Ndërhyri sikur të ishin grurë apo tulla. I papërgjegjshëm, pa asnjë interes tjetër përveç pasurimit të tij. Ndaj dhe 20 shkurti është dita jonë. Është dita në të cilën shqiptarët kanë triumfuar duke zvarritur figurën më të urryer të historisë së tyre kombëtare, Enver Hoxhën. Edi Ramën nuk e kanë për asgjë. Edi Rama nuk ka të ardhme. Fatin e tij do të pësojë./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll