Aktualitet

I shpallur në kërkim prej 13 vitesh për vrasje nga autoritetet greke, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali 

Pas vrasjes së një bashkëatdhetari të tij dhe plagosjes së rëndë të një tjetri, 47-vjeçari u arratis midis Greqisë dhe Shqipërisë.

18 Shkurt 2026, 17:18 Nga E.d
I shpallur në kërkim prej 13 vitesh për vrasje nga autoritetet
Foto ilustruse

GREQI-  Policiia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar aeroportin e Riminit në Itali. Ai ishte në kërkim prej 13 vitesh nga Greqia, për një vrasje dhe tentativë vrasjeje të kryer në vitin 2012, duke përdorur një armë zjarri. 

Autoritetet thanë se policia e gjurmoi sapo zbriti nga avioni që mbërrinte nga Shqipëria. Pas vrasjes së një bashkëatdhetari të tij dhe plagosjes së rëndë të një tjetri, 47-vjeçari u arratis midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por pa arritur të lokalizohej gajtë këtyre 13 viteve.

”Falë përpjekjeve hetimore të policisë kufitare të Riminit, i kërkuari u kap pasi fluturimi i tij nga Tirana zbarkoi në Rimini. Shkëmbimi i informacionit midis departamentit të policisë “Sirene”, Policisë së Shtetit dhe forcave policore greke ishte thelbësor. Oficerët e policisë kufitare të Riminit, tashmë në gatishmëri në orët para uljes së fluturimit nga Tirana, pritën avionin në pistë. Sapo pasagjeri kaloi kontrollin e dokumenteve, ai u ndalua.

Burri nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në zyrat e Policisë Kufitare për procedurat e identifikimit dhe më pas u transferua në burgun e Riminit , në pritje të një seance dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Bolonjës, e cila ka juridiksion mbi ekstradimin”, raportojnë mediat italiane./Dosja.al

47-vjeçar shqiptar itali vrasje

Sondazh

Poll