Aktualitet

Ndihmoi 2 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia drejt vendit tonë, arrestohet 25-vjeçari nga Sudani

Emigrantët e parregullt, janë konstatuar nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë, në malin Moravë. 

18 Shkurt 2026, 14:09 Nga E.d
Ndihmoi 2 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia
Foto ilustruse

KORÇË- Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast rast të emigrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin. Në kuadër të kësaj është arrestuar një 25-vjeçar nga Sudani.

Ai ra në prangat e bluve, pasi ndihmoi 2 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia drejt vendit tonë. Emigrantët e parregullt, janë konstatuar nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë, në malin Moravë. Policia po heton më shumë mbi rastin. 

Njoftimi i policisë

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 3”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 25 vjeç, banues në Darfur, Sudan.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Greqi, kanë ndihmuar 2 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Devollit. Emigrantët e parregullt, janë konstatuar nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë, në malin Moravë. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme./Dosja.al

korçë sudani 25-vjeçar

Sondazh

Poll