Politike

“Shqipëria, vend evropian”/ Ministri i Jashtëm i Italisë: Korridori VIII, nismë politike për të mbështetur integrimin, prania jonë këtu konfirmon angazhimin tonë

Në ministerialin për Korridorin VIII që po mbahet në Tiranë, Tajani deklaroi se është një nismë politike për të mbështetur integrimin në BE.

18 Shkurt 2026, 10:44 Nga D.S
“Shqipëria, vend evropian”/ Ministri i Jashtëm i
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani u shpreh në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në ministerialin për Korridorin VIII që po mbahet në Tiranë, Tajani deklaroi se është një nismë politike për të mbështetur integrimin në BE.

Ndër të tjera ai tha se, Italia do bëjë maksimumin që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Edhe për Italinë Korridori VIII është një zgjedhje politike. Ne do bëjmë maksimumin që të jeni pjesë e Bashkimit Evropian dhe jam i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën. Jemi në favor që Ukraina të jetë pjesë e BE, por përpara duhet të plotësojmë një ribashkim, nuk është zgjerim. Ju jeni evropiane. Ne jemi vende evropiane.

Korridori tetë është një nismë politike për të mbështetur integrimin në BE të rajonit. Prania jonë këtu konfirmon angazhimin tonë. Deklarata që do miratojmë sot do të çoje një mesazh të fuqishëm. Korridori 8 është një përparësi e përbashkët strategjike”, tha Tajani./Dosja.al

antonio tajani ministri i jashtëm i italisë korridori 8

Sondazh

Poll