Politike

Ngjitje me helikopter me vallen e Tropojës në sfond, Rama fton turistët në petkun e bardhë të Valbonës: Është zgjedhur

19 Shkurt 2020, 08:48 Nga DOSJA
Ngjitje me helikopter me vallen e Tropojës në sfond, Rama fton

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë turistët që të vizitojnë panoramën e Valbonës në Tropojë. I mahnitur nga dëbora që ka mbuluar të gjithë zonën, me anë të njjë videoje në rrjetet sociale, Rama fton të gjithë turistët që të shijojnë këtë pamje që njihet ndryshe si ‘turizmi i bardhë’.

Në sfond dëgjohet gazetari i “ERTV” që flet për bukuritë e këtij vendi e më pas ndërhyn edhe ministri Blendi Klosi që tregon se sa investime janë bërë në këtë zonë, përfshirë këtu edhe eksplorimin e majave të alpeve me helikopter.

“Valbonë, Tropojë. Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve. Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre,”- shkruan Rama krahas videos ku shihet zona e Tropojës dhe në sfind dëgjohet kënga e valles tradicionale e kësaj zone.

Kryeministri e ka eksploruar zonën e Valbonëns në Tropojë edhe kur ishte për xhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, në të cilin luajti edhe vetë një rol.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne tropoje tropoje vlabone edi rama rama ne tropoje tropoje vlabone

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 20:56

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, kreu ...