Politike

“Bilioneri kryekëput në Serbi”/ Berisha: George Soros dhe djali i tij punojnë për Beogradin

18 Shkurt 2020, 21:26 Nga DOSJA
“Bilioneri kryekëput në Serbi”/ Berisha: George Soros dhe

TIRANË– Ish- kryeministri Sali Berisha tha se George Soros është një nga bilionerët e botës, i cili punon për Beogradin. I ftuar në studion e emisionit ‘Tempora’ në Ora News, Berisha u shpreh se Soros pati ndikim të drejtpërdrejtë në minishengenin ballkanik.

Sali Berisha: Një nga bilionerët e botës, Soros. Serbofilia e Soros ka kufi vetëm Sorosin. Është kryekëput në Serbi të Beogradit. George Soros dhe i biri të vetmit njerëz që janë larguar nga Shqipëria si “Non grata”. Ai ishte kryesor në minishengen. I hoqi minstrat dhe për të nxjerrë në vendin kryesor Vuçiç. Ai dhe djali i tij punojnë për Beogradin.“

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta është shprehur shumë herë kundër ndikimit të SOROS në Shqipëri. Ai e ka sulmuar hapur filantropin George Soros, për të cilin është shprehur se ka investuar në Shqipëri para për ta kthyer vendin në një “Deep state” ku qeveriset me PPP. Madje në një intervistë për mediat italiane, presidenti është shprehur se Shqipëria duhet ruajtur që të mos përfundojë në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleks soros minishengeni ballkanik sali berisha aleks soros minishengeni ballkanik sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 20:56

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, kreu ...