Politike

Pavarësia e Kosovës/ Marco Rubio uron pavarësinë: SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial! Udhëheqjen e saj e mirëpresim në Bordin e Paqes

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio shkruan se  SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

17 Shkurt 2026, 08:41 Nga D.S
Pavarësia e Kosovës/ Marco Rubio uron pavarësinë:
Marco Rubio

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur urimet Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. 

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio shkruan se  SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndër të tjera Rubio thekson se vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresin udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, shkruhet në mesazhin e Rubios./Dosja.al

Pavarësia e Kosovës/ Marco Rubio uron pavarësinë:

shba pavaresia kosoves marco rubio

Sondazh

Poll