Politike

Pas përfundimit të takimit, Kurti tregon se çfarë u diskutoi me Ramën: Marrëveshjet bilaterale dhe ku mund t'i shtojmë ato

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjet bilaterale ekzistuese mes dy vendeve, si dhe për fushat ku ato mund të zgjerohen më tej.

16 Shkurt 2026, 17:14 Nga I.A
Pas përfundimit të takimit, Kurti tregon se çfarë u
Kurti dhe Rama

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit të sotëm që pati me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi, Kurti deklaroi se me mandatet e reja që kanë marrë, do tu shërbejnë të dyja republikave.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjet bilaterale ekzistuese mes dy vendeve, si dhe për fushat ku ato mund të zgjerohen më tej.

Postimi i Plotë:

Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë.

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll